Aktivitete, Të rejat|

Bashkë me fotografin e njohur Luka Mjeda nënshkruam sot, një marrëveshje bashkëpunimi për të sjellë në gjuhën shqipe veprën kushtuar artistit Andre Aless me autor arkitektin kroat Andrija Mutnjakovic.
Kjo vepër madhore, kushtuar një figure të ndritur të kulturës shqiptare në botë, do të vijë në shqip në muajin nëntor, nën mbështetjen e Ministrisë së Kulturës.
Andrea Alessi ka qenë një arkitekt, piktor dhe skulptor i famshëm, i njohur si një nga artistët më të mëdhenj në kohën e Renesancës Dalmatine.
I lindur në Durrës më 1425-n, ai u zhvendos në Dalmaci, duke bërë emër në fushën e arkitekturës. Karakteristikë e Andrea Alesi ishte që në punimet e tij, shënonte mbishkrimin në të cilin shkruhej origjina e tij. Që në rini shkoi në Split të Dalmacisë dhe aty studioi pranë skulptorit Mark Troja. Është autor i statujave të lozhës së tregtareve në Ankonë të Italisë, i 1454 afreskeve të një kishe të ishullit Arabe të Dalmacisë. Kryevepra e tij mbahet Pagëzimorja e Trogirit.
Pagëzimorja e Trogirit ndodhet në katedralen e Shën Lorencit. Por gjurmët e punëve të tij ndihen edhe në pallatet e Trogirit përreth, në atë të peshkopit Torlon dhe veçmas në pallatin përkundruall portës kryesore të katedrales, Palazzo di Coriolano Cippico, ku si kryevepër e Andrea Alesit shihet portali disakatësh me dritaret me tri harqe (trifore), në kapelën e Shën Gjonit etj.

Comments are closed.

Close Search Window