“Mësimdhënia e gjuhës amtare dhe kurrikula e re”, quhej tryeza e rrumbullakët që organizuam sot, bashkë me Universitetin e Tiranës, Fakulteti i Historisë dhe i Filologjisë, Departamenti i Gjuhësisë, me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Gjuhës Amtare.
Specialistë të arsimit, mësues, alumni, profesorë u bënë bashkë në një diskutim mbi rëndësinë që ka edukimi në mëkimin e dashurisë për gjuhën shqipe.
Erjeta Alhysa, Drejtore e Drejtorisë Arsimore Tiranë, Shezai Rrokaj, Përgjegjës i Departamentit të Gjuhës Shqipe, Universiteti i Tiranës,
Erida Kaceli, Elsa Skënderi-Rakipllari, zv/dekane UT, folën mbi kurrikulat universitare dhe përgatitjen e mësuesve të gjuhës shqipe, nevojën për një trajnim të vazhdueshëm të mësuesve në zbatim të kurrikulës së re, përveësimin e gjuhës standarde në raport me dialektet e konceptet e reja mbi gjuhën…
Faleminderit mësuesve për punën e palodhur që bëjnë me nxënësit për t’u mësuar gjuhën e bukur shqipe.