Shkrimtari i madh, Ismail Kadare, i shoqëruar nga bashkëshortja e tij, Helena Kadare, u takua sot me të rinjtë e Klubit të Librit të Kavajës.
Shkrimtari iu përgjigj pyetjeve të të rinjve për librat që ka shkruar, raportin me gjuhën dhe shkrimin.
Aktiviteti u zhvillua nën kujdesin e Qendrës Kombëtare të Librit dhe Leximit dhe Bashkisë së Kavajës, në prag të 85-vjetorit të tij të lindjes.
Rijetëzimi i klubeve të leximit në rrethe është një prioritet i QKLL-së, për të nxitur leximin dhe për të afruar sa më shumë të rinjtë drejt librit.
Photo @ Hamerald Agolli