Aktivitete, Të rejat|

Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit uroi sot shkrimtarin Fatos Kongoli në 77 vjetorin e lindjes!
“Për kontributin e tij të çmuar në letërsinë shqipe të pas viteve ’90 ku, nëpërmjet një gjuhe të elaboruar dhe një mozaiku të plotë karakteresh romanore, ka arritur të shpërfaqë dhe të shpjegojë krizën e njeriut modern”.
Ky është motivacioni i Mirënjohjes, që Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit i dha sot, shkrimtarit Fatos Kongoli në 77-vjetorin e lindjes. Shkrimtarët janë ndërgjegjja e një kombi.
Kongoli është një ndër shkrimtarët më të rëndësishëm shqiptar të pas viteve ’90, i cili me romanet e tij përshkruan dramën ekzistenciale të njeriut modern.
Fatos Kongoli ka studiuar për matematikë, pjesërisht në Pekin e pjesërisht në Tiranë. Për një kohë të gjatë ka punuar si gazetar letrar dhe redaktor në Shtëpinë Botuese “Naim Frashëri”. Është autor i një numri të madh librash ku përmendim “Lëkura e qenit”, “Dragoi i fildishtë”, “Ëndrra e Damokleut”, “I humburi” e shumë të tjerë, të cilët janë përkthyer edhe në Francë, Itali, Gjermani, Zvicër etj.

Comments are closed.

Close Search Window