Aktivitete|

Qendra e Botimeve për Diasporën në bashkëpunim me Ministrinë e Kulturës së Shqipërisë dhe Qendrën Kombëtare të Librit zhvilloi më 22 shkurt 2020 një Takim Mbarëkombëtar të Shkrimtarëve të Diasporës. Takimi i konceptuar si kuvendim mes njerëzve të letrave brenda dhe jashtë vendit, bëri bashkë autorë, përkthyes, gazetarë, kritikë dhe studiues nga Diaspora dhe Shqipëria. Shkrimtarë të njohur, të vlerësuar brenda dhe jashtë vendit diskutuan rreth temës së Atdheut, gjuhës dhe kulturës shqiptare në krijimtarinë e tyre, si dhe mundësisë së përkthimit dhe promovimit të letrave shqipe jashtë vendit. Përpos diskutimeve në panele për tema të caktuara pati edhe lexime autoriale. Pjesë e këtij takimi ishte edhe drejtoresha e Qendës Kombëtare të Librit dhe Leximit, znj. Alda Bardhyli.

Comments are closed.

Close Search Window