Juria e fondit mbështetës për “Letërsinë për Fëmijë” mbajti sot takimin e saj të parë në mjediset e Qendrës Kombëtare të Librit dhe Leximit. Juria e përbërë nga shkrimtarë dhe përkthyes të letërsisë për fëmijë, si znj. Natasha Poroçani Shuteriqi, znj. Rovena Rrozhani dhe z. Erion Kristo zgjodhën në këtë mbledhje të parë në cilësinë e kryetarit të kësaj jurie znj. Natasha Poroçani Shuteriqi, si dhe u njohën me disa prej aplikimeve të ardhura gjer më tani pranë QKLL-së.
Ndër të tjera, juria vendosi kriteret e përzgjedhjes së tre fituesve ndër aplikimet që do të mbërrijnë deri në mbyllje të këtij procesi, si dhe diskutime të mëtejshme mbi vijueshmërinë e këtij procesi vlerësimi. Ky fond do të vijnë në ndihmë të shkrimtarëve shqiptarë të letërsisë për fëmijë, në të tretin vit të saj, si një ndër politikat e saj qendre dhe të Ministrisë së Kulturës.
Aplikimet vijojnë të jenë të hapura, ndaj iu ftojmë të merrni pjesë.