Aktivitete, Të rejat|

Sot Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit mirëpriti në mjediset e saj Ambasadorin e Republikës Çeke në Shqipëri, z. Karel Urban.
Gjatë takimit, drejtoresha e QKLL-së znj. Alda Bardhyli, informoi zotin ambasador mbi misionin, funksionet, aktivitetet dhe programet e qendrës, sidomos ato në lidhje me përkthimet.
Në takim, ndër të tjera, u diskutua mbi gjetjen e mënyrave për të thelluar bashkëpunimim midis institucionit tonë dhe institucioneve analoge në Republikën Çeke, mbi mundësitë e organizimit të aktiviteteve të përbashkëta letrare si dhe mbi gjetjen e rrugëve për të promovuar e për të mbështetur jo vetëm botimin e veprave letrare të dy vendeve, por edhe autorët e sidomos përkthyesit.

Comments are closed.

Close Search Window