Bashkë me drejtorin e Bibliotekës Publike Lezhë, z. Albert Çuko, zhvilluam një takim me nxënës të gjimnazit “Hydajet Lezha” të këtij qyteti në kuadër të.
Leximi, si një vlerë që pasuron jetën e gjithsecilit prej nesh, por dhe që orienton drejt një jete e karriere më të sigurt, ishte në qendër të bisedës.
U njohëm me krijimet fantastike të klubit të leximit të kësaj shkolle, që së shpejti do të vijnë të botuara në një libër.
Ishte bukur të dëgjoje maturantë të këtij gjimnazi, që donin të studionin Letërsi, për të vijuar një traditë të mirë që ky qytet ka në skenën letrare shqiptare.
Pyetjet mbi librat, shkrimtarët shqiptarë dhe të huaj, leximet e fundit ishin në kureshtje të kësaj bisede të zhvilluar në Bibliotekën e Shkollës.
Nxënësit e këtij gjimnazi janë frekuentuesit më të lartë të bibliotekës së qytetit.