Jo vetëm djemtë, por edhe çupat lipset të marrin një stërvitje të plotë, mendore, fizike e morale…
Kështu shkruante vite më parë, Parashqevi Qiriazi, gruaja që ia kushtoi jetën alfabetit shqip. Ajo lindi më 2 qershor të 1880-s. Sot është një ditë kujtese për të, e kontributin që dha në arsimin shqiptar.
Në diskursin tonë publik ne flasim shumë pak për një histori të feminizmit shqiptar, për një plejadë grash që i dhanë hov mendimit shqip që në fillim të viteve ’30.
Klubi feminist i librit, i ideuar nga sociologia Klodiana Beshku, ka për qëllim të bëjë një homazh për feminizmin shqiptar, por dhe të lidhë kuotat e së shkuarës me parimet e së tashmes.
Bashkë me Loreta Berhamin dhe Klaudia Hasanllarin dhe anëtarë gjithnjë e në rritje të këtij klubi, diskutuam mbi romanin. “Yjet nuk vishen kështu”, me autore Elvira Dones, një libër i fortë mbi fatin e errët të gruas shqiptare pas viteve ’90.
Në bibliotekën “Misto Treska”, një hapësirë e mirë për gjithë pasionantët e librit.