Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit, në praninë e Ministres së Kulturës Znj. Elva Margariti dhe të jurisë Znj. Diana Kastrati, Znj. Esmeralda Kromidha dhe Z. Ben Andoni, shpalli sot fituesit e Fondit të Përkthimeve të veprave nga Gjuha Shqipe në Gjuhë të Huaj. Zonja Margariti dhe Drejtoresha e QKLL-së Znj. Alda Bardhyli shprehën rëndësinë e vazhdimësisë së këtij fondi për mbështetjen e letërsisë shqipe në gjuhën e huaja.
Nga 13 aplikime të ardhura pranë QKLL-së, juria përzgjodhi 6 vepra fituese, si më poshtë:
[Shtëpia Botuese – Autori – Vepra – Përkthyesi – Gjuha e përkthyer]
1. Eurasia 1618 LP, Arjan Leka, Hartë memece për të Mbyturit, Andrea Zarballa, Greqisht.
2. Fauves Éditions, Zija Çela, Djalli Komik, Sebastien Gricourt, Frëngjisht
3. Ginger Ape Book, Rudi Erebara, Epika e Yjeve të Mëngjesit, Maria Roces Gonzalez, Spanjisht.
4. Besa Muci, Tom Kuka, Gurët e Vetmisë, Valentina Notaro, Italisht.
5. Besa Editrice, Bashkim Shehu, Udhëkryqi dhe Humnerat, Mirela Alushi, Italisht.
6. Grammata, Natasha Lako, Qiell Europe, Petro Çerkezi, Greqisht