Aktivitete, Fondi i mbështetjes së krijimtarisë letrare për fëmije - 2021, Projekte, Të rejat|

Në bazë të VKM-së nr. 24, datë 16.01.2019, “Për krijimin, organizimin dhe funksionimin e Qendrës Kombëtare të Librit dhe Leximit”, paragrafi III, pika a) “QKLL-ja harton programet dhe financon projektet në fushën e librit”, si edhe në mbështetje të Strategjisë për vitin 2021 të QKLL-së, hapet Thirrja “Fondi për mbështetjen e krijimtarisë letrare për fëmijë”. Kjo thirrje vjen në zbatim të politikës së Qendrës Kombëtare të Librit dhe Leximit në mbështetje të krijimtarisë së autorëve shqiptarë për fëmijë, me qëllim nxitjen e shkrimit të kësaj letërsie dhe vazhdimësisë së saj.

QKLL-ja mbështet procesin krijues të autorëve të letërsisë për fëmijë, si një letërsi e domosdoshme në rritjen dhe edukimin e brezave që vijnë. “Fondi për mbështetjen e krijimtarisë letrare për fëmijë”, do të vijojë të jetë ndër projektet bazë dhe të përvitshme të QKLL-së.

INFORMACION I PËRGJITHSHËM

  • Thirrja u drejtohet autorëve mbi moshën 18 vjeç, në gjininë e prozës dhe poezisë për fëmijë.
  • Aplikimi kryhet nga një botues i pajisur me licencë përkatëse, nëpërmjet përfaqësuesit ligjor.
  • Shuma e financimit për mbështetjen e procesit krijues të veprës, do t’i paguhet botuesit.
  • Aplikimi fillon më datën 01.06.2021 dhe përfundon në datën 28.06.2021, ora 16:00.

Dokumentacioni përkatës duhet dorëzuar pranë Qendrës Kombëtare të Librit dhe Leximit, brenda datës 28.06.2021, ora 16:00, në adresën elektronike: [email protected] dhe atë postare: Rruga “Papa Gjon Pali II”, nr. 1010, Tiranë, Shqipëri.

Për informacione të mëtejshme, mos ngurroni të na shkruani në: [email protected]

Formulari i aplikimit

Deklarata e aplikimit

 

Comments are closed.

Close Search Window