Aktivitete, Të rejat|

Shkrimtarja Flutura Açka ishte e ftuar në “Fajin ma ka gjuha” në hapësirat e Qendrës Kombëtare të Librit dhe Leximit.
Përballë lexuesve, ajo bëri një rrugëtim të krijmtarisë së saj letrare, duke folur për kohët e hershme të shkrimit, lidhjen me gjuhën dhe poezinë dhe rolin e saj për të dëshmuar.
Açka e ka nisur krijmtarinë me një cikël poetik në vitin 1988, ku edhe u kritikua për një varg poezie që aludonte se “edhe fshesaret nëpër rrugë na i përgjojnë ëndrrat e varura në tela”, te botimi i vëllimit të parë poetik “Tri vjeshta larg”, debutimin me romanin e parë “Vetmi gruaje” e deri në vëllimin e parë me tregime që ka në duar dhe do të botohet së shpejti me titullin “Tulipanë të vonuar”.
Çfarë përfaqëson letërsia tek ajo, përse shkruan dhe sa ka arritur të përçojë nëpërmjet prozës apo poezisë së saj.
Shkrimtarja foli për sfidat e librit dhe letërsisë sot përballë një presioni gjithnjë e më të thellë të kohës.

Comments are closed.

Close Search Window