Aktivitete, Të rejat|

Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit dhe Ambasada Suedeze në Tiranë oirganizuan aktivitetin “Duke pritur Nobelin”, kushtuar dhënies së Çmimit Nobel në Letërsi për vitin 2021, me të ftuar të veçantë zotin Kristoffer Leandoer, shkrimtar suedez dhe dikur pjesë e ekipit të përzgjedhjes së Çmimit Nobel.
Zoti Kristoffer bashkë me zonjën Alda Bardhyli, poeten Mimoza Ahmeti, shkrimtarë dhe botues diskutuan mbi rolin që ka ky çmim dhe letërsia dhe cilat janë pritshmëritë.
Aktiviteti kulmoi me dëgjimin direkt të shpalljes së autorit fitues, i cili ishte shkrimtari Adbulrazak Gurhan, lindur në Zanzibar të Tanzanisë dhe rezident në Angli, me motivacionin “për depërtimin e pakompromis dhe të dhembshur ndaj efekteve të kolonializmit dhe fatin e refugjatit në gjirin midis kulturave dhe kontinenteve”.

Comments are closed.

Close Search Window