Cili është statusi i shkrimtarit, intelektualit, artistit sot në shoqëri?
Sa i ndihmuar është ky status nga institucionet dhe si i menaxhojmë ne vlerat tona më të mira.
Ky debat i përhershëm mbi rolin e artistit në shoqëri, erdhi në një dialog të hapur mes shkrimtarësh dhe studiuesish në hapësirat e Qendrës Kombëtare të Librit dhe Leximit, në kuadër të Tetorit të Librit, në praninë e Ministres së Kulturës, Elva Margariti.
Tetori është një muaj, i cili na lidh më shumë me librin dhe nevojën që kemi për t’u mbështetur te leximi.