Aktivitete, Të rejat|

Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit mirëpriti në një mbrëmje letrare dy mjeshtra të përkthimit – zotin Bajram Karabolli, përkthyes nga gjuha spanjolle i autorëve si Mario Vargas Llosa, Juan Rulfo, Ernesto Sabato etj. dhe zotin Granit Zela, përkthyes nga anglishtja i autorëve botërorë si William Faulkner, John Updike etj. në një bisedë mbi përkthimin si një ndër zejet më të lashta e më të rëndësishme në historinë botërore e letrare që pas mitit të rrëzimit të Kullës së Babelit. Në një bisedë përballë shkrimtarit Liridon Mulaj, dy përkthyesit e njohur rrëfyen nisjen e rrugëtimit të tyre në botën e përkthimit, vështirësitë e hasura dhe teknikat e përdorura, e gjer te librat më të dashur dhe përkthimet që kanë në duar.

Comments are closed.

Close Search Window