Aktivitete, Të rejat|

Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit organizoi mbrëmjen e djeshme aktivitetin në përkujtim të 85-vjetorit të lindjes së shkrimtarit, skenaristit, ish-Ministrit të Kulturës, zotit Teodor Laço, me praninë e veçantë të Ministres së Kulturës Elva Margariti, Zv/Ministres Meri Kumbe, Drejtorit të Qendrës Kombëtare të Kinematografisë, zotit Eduart Makri dhe miqve e bashkëpunëtorëve të zotit Laço, si Piro Milkani, Vladimir Prifti, Ruzhdi Pulaha, Zhani Ciko, Rajmonda Bulku, Ndriçim Xhepa, Luiza Xhuvani, Besnik Mustafaj, të cilët ndanë edhe kujtimet e tyre me Teodor Laçon.

Të pranishëm ishin familjarët e tij, zonja Miriam Laço dhe djemtë Blendi dhe Pandi Laço.

Comments are closed.

Close Search Window