Nevil Bardhi, protagonisti i romanit të ri të Fatos Kongolit me të përfunduar studimet për matematikë, punon prej pesë vjetësh si inspektor në DPKR (Drejtoria e Përgjithshme e Krimeve të Rënda). Idhulli i tij, që në vitet e gjimnazit, ka qenë dedektivi privat me origjinë belge Hercule Poirot, personazhi legjendar i shkrimtares angleze Agata Kristi (Agatha Christie).
Prej këndej edhe ëndrra më e madhe e protagonistit: të bëhet dedektiv privat.
Po kush është Mjellma?
Fatos Kongoli tregoi para lexuesve të rinj, në hapësirat e QKLL, historinë e romanit Misteri i mjelmës, bashkë me misterin e përhershëm të letërsisë dhe jetës.
Akademik Ali Aliu dhe prof. Anila Mullahi analizuan prozën e Kongolit në rrjedhën e letrave shqipe.