Aktivitete, Të rejat|

Në kuadër të ditëve të Panairit Mbarëkombëtar të Librit Akademik dhe Shkencor të mbajtur gjatë datave 22-24 prill, Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit organizoi aktivitetin përurues të librit “Enigma e Poezisë” nga poeti dhe akademiku Sabri Hamiti, botim ky i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës. Prof. Nusret Krasniqi mbajti kumtesën e tij në paraqitjen e këtij botimi dhe të rëndësisë që mbart veçmas ky botim dhe në tërësi e gjithë vepra studimore e akad. Hamitit për studimet letrare në trojet shqipfolëse, si një referencë e domosdosdoshme dhe e pashmangshme që në fillimet e saj, kjo për faktin e vlerave diturake që veprat e tij përcjellin.
Drejtoresha e QKLL-së, zonja Alda Bardhyli, shprehu nderimin dhe vlerësimin e saj për zërin që përfaqëson Sabri Hamiti në letrat shqipe si poet dhe për kontributin e vyer në lëmin e studimeve letrare.
Akademik Mehmet Kraja, në cilësinë e Kryetarit të ASHAK-ut, si dhe studiues e shkrimtarë të ftuar si akademik Ali Aliu, poetet Mimoza Ahmeti dhe Rita Petro, shprehën vlerësimet e tyre për veprën letrare dhe studimore të Sabri Hamitit, si dhe ndikimin që ajo ka pasur sidomos në Shqipëri.

Comments are closed.

Close Search Window