Aktivitete, Të rejat|

Zejnullah Rrahmani një nga emrat e rëndësishëm të romanit shqip në Kosovë, në vitet 70-të bashkë me Anton Pashkun, rikthehet për lexuesin me përmbledhjen me tregime “Deti i zi”, botimet Onufri.
Në hapësirat e Qendrës Kombëtare të Librit dhe Leximit, krijmtaria e tij erdhi nën diskutimet e Akademik Kujtim Shalës, Dr. Elsa Skënderi, Dr. Elion Doçe, Dr. Mimoza Hasani Pllana, me moderimin e Anxhela Lepurit, në kuadër të Vitit Ali Podrimja, një vit që ka sjellë në Tiranë emra të njohur të letërsisë bashkëkohore shqipe, që bëhet sot në Kosovë.
Zejnullah Rrahmani është profesor i Teorisë së Letërsisë në Universitetin e filologjisë në Prishtinë, anëtar i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës. Nga viti 1992 deri më 1996 ka qenë dekan i Fakultetit të Filologjisë. Anëtar i Kolegjumit të dekanëve të Universitetit të Prishtinës në periudhën 1992- 1996. Më 1995 është zgjedhur drejtor i Seminarit Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare. Nga viti 1970 është anëtar i Shoqatës së Shkrimtarëve të Kosovës. Është anëtar i PEN Qendrës Shqiptare. Nga viti 1992 ka qenë anëtar i Këshillit Nacional të Shqipërisë për programet e letërsisë. Nga viti 1996 deri më 1999 e ka udhëhequr arsimin e Kosovës në cilësinë e Këshilltarit për arsim i kryetarit të Kosovës Ibrahim Rugova.

Comments are closed.

Close Search Window