Aktivitete, Të rejat|

Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit mirëpriti në mjediset e veta shkrimtaren e letërsisë për fëmijë Natasha Poroçani Shuteriqi, e cila promovoi librin “Kalendari i ëndrrave të mollës”, fitues i Çmimit të Panairit si libri më i mirë i vitit.
Përballë nxënësve të shkollës “Osman Myderizi”, ajo rrëfeu për fëmijët fabulën e librit të saj, duke nisur kështu një bashkëbisedim interaktiv mbi ëndrrat dhe dëshirat që fëmijët kanë, ashtu siç ka edhe personazhi i Mollës përgjatë stinëve të vitit.

Comments are closed.

Close Search Window