Aktivitete, Të rejat|

“Kadare, një disidencë letrare”, libri i Jean – Paul Champseix bëri bashkë studiues dhe njerëz të letrave në sallën ovale të Pallatit të Kongreseve, në ditën e dytë të panairit mbi një diskutim mbi disidencën letrare në letrat shqipe.
Jean-Paul Champseix është doktor i shkencave letrare dhe drejtues kërkimesh në fushën e letërsisë së krahasuar. Në vitet 1982-1988 ka dhënë letërsi franceze në Universitetin e Tiranës. Bashkë me të shoqen, Élisabeth Champseix, kanë shkruar dy libra rreth përvojës së tyre në Shqipëri, “Bulevardi”.
Përkthimi i librit në shqip u mbështet nga Ambasada e Francës në Tiranë, Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit dhe u botua nga “Fan Noli”.

Comments are closed.

Close Search Window