Aktivitete, Të rejat|

Drejtoresha e Qendrës Kombëtare të Librit dhe Leximit, znj. Alda Bardhyli, priti sot, në një takim, delegacionin nga Fondacioni Grek për Kulturën, kryesuar nga presidenti z. Nikos A. Koukis.
Gjatë këtij takimi, u fol për mundësitë e bashkëpunimit në fushën e librit mes dy institucioneve, krijimin e programeve të përbashkëta në mbështetje të autorëve shqiptarë në gjuhën greke dhe anasjelltas, pjesëmarrjen e Shqipërisë në Panairin Ndërkombëtar të Librit në Selanik, vjeshtën e vitit 2022, si edhe angazhime në interes të rritjes së komunikimit mes kulturës së dy vendeve.
QKLL-ja do të ketë një rol kyç në programet e përkthimit, të krijuara nga Fondacioni Grek për Kulturën, duke u dhënë mundësi autorëve shqiptarë të jenë të pranishëm në tregun grek të librit. Fondacioni Grek për Kulturën është themeluar në vitin 1992 nga Parlamenti grek, dhe ka një rol themeltar në promovimin e gjuhës dhe kulturës greke në botë.

Comments are closed.

Close Search Window