Në datën 4 qershor, në ambientet e Qendrës Kombëtare të Librit dhe Leximit, me iniciativën e Poetit Laureat të Shqipërisë, Z.Rudolf Marku, u zhvillua një takim miqesor me rastin e botimit te librave poetike te tre poeteve lezhjane, Marash Mirashit, Salvator Gjeçit dhe Alma Jakut.
Poeti dhe shkrimtari Rudolf Marku foli per vlerat, prurjet dhe veçoritë e krijimtarisë se poetëve Mirashi, Gjeci dhe Alma Jaku, si një pasurim dhe bashkëkohësim i metejshëm i poezisë shqipe.
Takimi u shoqerua me recitime nga krijimtaria më e fundit e poetëve, nga vetë autorët, në një atmosferë tejet miqesore.