Aktivitete, Të rejat|

Në kuadër të aktiviteteve dedikuar autorit shqiptar, gjatë këtij tetori libri, u prezantua sot, para lexuesit romani më i ri i shkrimtarit Odise Kote, “Amerikani”, në hapësirat e Muzeut Historik Kombëtar.
“Amerikani sugjeron larmi mënyrash leximi, por së pari lexohet si elegji mbi natyrën efemere të lirisë individuale. Rrëfimtari, me pragmatizëm estetik, adapton një ton omnipotent e shpesh poetik, shndrrohet spontanisht në një lloj Virgjili udhërrëfyes, jo aq si ndihmë për protagonistin e shokuar sesa për të orientuar vetë lexuesin”, shkruan për këtë roman, kritiku Gëzim Basha.
Për veprën folën shkrimtarja Diana Çuli, studiuesi Behar Gjoka, poeti Rudolf Marku, Drejtori i Muzeut Historik Dorian Koçi dhe botuesja Irena Toci.
“AMERIKANI” – është një pasqyrë e trishtë e shoqërisë shqiptare në kohën e diktaturës, ku në qendër trajtohet në të gjitha planet fati i individit përballë sistemit të mbyllur bazuar në të gjitha format e dhunës.

Comments are closed.

Close Search Window