Shkrimtari grek Janis Kalpuzos ishte dje i ftuar në mjediset e Qendrës Kombëtare të Librit dhe Leximit në kuadër të Tetorit të Librit “Libri Afron Botën”. Kapulzos, nëpërmjet romanit të tij “Imaret”, rrëfeu për bashkëjetesën midis popujve të ballkanit, gërshetimit të kulturave, si dhe procesin e tij krijues për këtë roman në veçanti dhe për vepra të tjera të mëhershme.
Shkrimtarë dhe të ftuar folën për letërsinë e Kapulzos, lidhjen e saj me historinë dhe nevojën që kanë kulturat e dy vendeve, Greqia dhe Shqipëria, për të kominukuar me njëra-tjetrën dhe se si arti e ka shprehur këtë nevojë me mjetet e veta, qofshin këto letrare, pamore etj.
Janis Kalpuzos u lind në vitin 1960 në fshatin Melates në Arta të Greqisë.
Ai ka shkruar përmbledhje me poezi, 80 tekste këngësh, përmbledhjen me tregime “Disa njerëz nuk harrojnë kurrë” dhe romanet: “Imaret”, i cili u nderua në 2009 me Çmimin e Lexuesve të Qendrës Kombëtare të Librit në Greqi, si dhe është përkthyer në anglisht, polonisht, turqisht dhe arabisht. “Shenjtorë dhe demonë”, “Uranopetra.
Aty ku unë ndjek është rruga ime”, “Çdo gjë që dua është e jotja”, “Serra”, që u nderua me Çmimin e Parë Asia Minor Novel për vitet 2016-2018 dhe me Çmimin e Librarisë Publike, respektivisht në vitet 2019 dhe 2021, si dhe romani më i fundit “Raja. Ditë dhe net të 1821”. Libri “Imaret” është përshtatur edhe në një roman për adoleshentë, i ilustruar nga skenografi Antonis Chalkias.