Aktivitete, Të rejat|

Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit mirëpriti sot shkrimtarin Liridon Mulaj, në nismën e tij të krijimit të antologjisë “Poezi dhe Ajër”, e cila në këtë botim të mbështetur nga QKLL-ja ka përfshirë 20 poetë të rinj.

Ky aktivitet i promovimit të tyre u organizua në praninë e poetëve Mimoza Ahmeti dhe Julian Zharra, të cilët folën për rëndësinë e poezisë dhe nismën e këtij projekti që arriti në këtë botim. Drejtoresha e QKLL-së Alda Bardhyli theksoi mbështetjen që ky institucion u jep autorëve të rinj shqiptarë, si një ndër politikat kryesore të QKLL-së dhe të Ministrisë së Kulturës.

 

 

Comments are closed.

Close Search Window