Aktivitete, Mbështetje financiare mbi projekte në fushën e librit dhe leximit 2021, Të rejat|

Në kuadër të Ditëve të Librit në Kalanë e Tiranës, Instituti i Librit dhe i Promocionit në bashkëpunim me Qendrën Kombëtare të Librit dhe Leximit organizuan aktivitetin njoftues për çeljen e edicionit të shtatë të Festivalit Letrar për të Rinj “Tirana Gate”, 2021 – Edicioni VII.

Festivali Letrar për të rinj realizohet  me qëllimin për t’i shërbyer krijuesve të rinj në gjuhën shqipe. Në këtë edicion ai synon të kthehet në një mjet për të afruar krijuesit e rinj vendas me bashkëmoshatarët e tyre në ballkan.

Në këtë edicion mund të marrin pjesë krijues shqiptarë dhe krijues nga rajoni, të cilët do të mund të sjellin krijimet e tyre në gjuhën origjinale dhe të shoqëruar me një përkthim në anglisht.

Comments are closed.

Close Search Window