Open book, një diskutim mbi ndikimin që Ballkani i hapur ka në kulturë, me Daniele Comberiati dhe gazetaren serbe Tatjana Đorđević.
Hapi i parë i këtij afrimi kulturor do të ishte Festivali i Letërsisë “Open Book”, i cili, përmes një larmie veprimtarish do të afronte dhe bashkonte shkrimtarë, përkthyes, botues, studiues etj., pa harruar dhe lexuesit. Ky përafrim do të thotë që më shumë shkrimtarë shqiptarë, serbë, maqedonasë, malazez, boshnjakë të botohen e të qarkullojnë në libraritë e vendeve tona.