Aktivitete, Të rejat|

IH dhe QKLL – Nënshkruhet Memorandum i Mirëkuptimit. Promovimi i historisë shqiptare jashtë kufijve.
📚
Instituti i Historisë dhe Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit nënshkruan sot një Memorandum Mirëkuptimi, me në fokus librin historik dhe promovimin e botimeve tona më të mira në këtë fushë.
Marrëveshja u firmos nga Drejtori i Institutit të Historisë, Afrim Krasniqi dhe Drejtoresha e QKLL-së, Alda Bardhyli.
📚
Ky Memorandum Mirëkuptimi rregullon marrëdhëniet midis palëve, me qëllim zbatimin e projekteve të përbashkëta, të cilat synojnë përkujtimin e personaliteve dhe ngjarjeve të rëndësishme historike të shqiptarëve përmes promovimeve të studimeve me natyrë historike, nxitjes së kulturës së leximit dhe të krijimtarisë historike, zgjerimit të audiencave për librin historik, promovimin e studimeve me natyrë historike brenda dhe jashtë vendit.
***
Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit dhe Instituti i Historisë do të realizojnë veprimtari të përbashkëta për promovimin e jetës dhe veprës së autorëve të njohur të vetëdijes kombëtare shqiptare, botime, takime informuese me nxënës të shkollave të mesme, studentë, pedagogë, studiues, të cilët do t’i shërbejnë shkëmbimit të përvojave të ndërsjella ndërmjet dy institucioneve. Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit dhe Instituti i Historisë, do të ofrojnë përdorimin e ambienteve të tyre për aktivitete të përbashkëta.
***
Instituti i Historisë dhe Qendra Kombëtare e Librit dhe e Komunikimit do të angazhohet për promovimin e botimeve me natyrë historike brenda dhe jashtë Shqipërisë.
***
Instituti i Historisë dhe Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit do të punojnë së bashku në përkujtim të personaliteteve dhe të ngjarjeve të shënjuara në historinë e shqiptarëve, që përfaqësojnë trashëgimi historike e letrare.
***
Instituti i Historisë dhe Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit do të aplikojnë në projekte të përbashkëta në Bashkimin Europian.
Instituti i Historisë dhe Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit do të hartojnë projekte të përbashkëta që nxisin përkthimin e botimeve më të mira shqiptare në gjuhë të huaj.
***
Instituti i Historisë angazhohet të kontribuojë me studiues të specializuar për vlerësimin e pjesëmarrësve në konkurset e ndryshme që Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit organizon për dhënie çmimesh dhe përzgjedhje studimesh me natyrë historike, si dhe për përzgjedhjen e veprave që do të përkthehen në gjuhë të huaj dhe anasjelltas. Shpërblimi monetar i studiuesve realizohet sipas ligjeve në fuqi.

Comments are closed.

Close Search Window