Aktivitete, Konsultime Publike dhe Memorandume, Të rejat|

Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit dhe Akademia e Shkencave e Shqipërisë, Seksioni i Shkencave Shoqërore e Albanologiike, nënshkruan sot një Protokoll Bashkëpunimi midis dy institucioneve, duke i hapur kësisoj rrugën një bashkëpunimi në veprimtaritë kulturore dhe letrare me interes midis tyre, ndër të tjera edhe konferenca shkencore kushtuar përvjetorëve të tre prej shkrimtarëve më të rëndësishëm të letrave shqipe, At Gjergj Fishta, Dritëro Agolli dhe Migjeni

Ky bashkëpunim ka në themel tre veprimtari të rëndësishme që lidhen me datëlindjet jubilare të tre shkrimtarëve të mëdhenj të letërsisë shqipe; 150-vjetori i lindjes së Gjergj Fishtës, 90-vjetori i lindjes së shkrimtarit Dritëro Agolli dhe 110-vjetori i lindjes së Migjenit.
Alda Bardhyli, drejtoreshë e Qendrës Kombëtare të Librit dhe Leximit të Ministrisë së Kulturës, u shpreh se bashkëpunimi me Seksionin e Shkencave Shoqërore dhe Albanologjike të Akademisë së Shkencave të Shqipërisë ka lindur si nevojë e mbështetjes shkencore dhe eventeve me rëndësi kombëtare.
Akad.Pëllumb Xhufi, kryetar i SSHSHA i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, u shpreh se ky bashkëpunim që nis duke kujtuar tre të mëdhenjtë e letërsisë shqipe; Frishta, Dritëro Agolli e Migjeni, do të shtrihet në një bashkëpumim të mëtejshëm me të tjera veprimtari.

Comments are closed.

Close Search Window