Në kuadër të “Tetorit të librit”, Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit organizoi një mbrëmje poetike për të nderuar poetin e mirënjohur Millosh Gjergj Nikolla (Migjeni) me rastin e 112-vjetorit të tij të lindjes.
Migjeni është poeti dhe prozatori më i rëndësishëm në letërsinë shqipe i viteve ‘30 . “Vargjet e lira” dhe “Novelat e qytetit të veriut” janë trashëgimia e tij për lexuesit dhe kulturën shqiptare.
Pjesë të krijimtarisë së poetit u interpretuan nga artistë të ftuar të si Rajmonda Bulku, Ndriçim Xhepa, Yllka Mujo, Kristaq Skrami.
Ndër mysafirët e veçantë të mbrëmjes ishte dhe mbesa e poetit Angjelina Luarasi Ceka, por edhe studiues, akademikë, të cilët vlerësuan lart veprën dhe kontributin e poetit për sa kohë ai jetoi.
Migjeni solli elemente të reja në letërsinë shqipe, sidomos në pasqyrimin ekzistencial të jetës së njerëzve të varfër.