Aktivitete, Të rejat|

Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit, nën instalacionin “Lehtësia e Poezisë” te Holli i Ministrisë së Kulturës, kuruar nga Ergys Krisiko, organizoi një mbrëmje letrare kushtuar autorëve të rinj e të vlerësuar, Alban Tufa, fitues i Festivalit Letrar për të Rinj dhe Enxhi Drapi, e cila me romanin e saj të parë “Diku ku dielli nuk perëndon” ka tërhequr vëmëndjen e medias dhe botës letrare. Ajo është aktivizuar edhe në skenën teatrale.

Në një bashkëbisedim, autorët folën për librat e tyre, për pikëpamjet mbi letërsinë e re shqipe dhe rëndësinë e promovimit të letërsisë shqipe.

Aktiviteti u mbajt duke ndjekur masat ndaj Covid-19.

Comments are closed.

Close Search Window