Last modified: 21 May, 2021
27 November, 2020| Aktivitete, Të rejat| qkll
Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit, nën instalacionin “Lehtësia e Poezisë” te Holli i Ministrisë së Kulturës, kuruar nga Ergys Krisiko, organizoi një mbrëmje letrare kushtuar autorëve të rinj e të vlerësuar, Alban Tufa, fitues i Festivalit Letrar për të Rinj dhe Enxhi Drapi, e cila me romanin e saj të parë “Diku ku dielli nuk perëndon” ka tërhequr vëmëndjen e medias dhe botës letrare. Ajo është aktivizuar edhe në skenën teatrale.
Në një bashkëbisedim, autorët folën për librat e tyre, për pikëpamjet mbi letërsinë e re shqipe dhe rëndësinë e promovimit të letërsisë shqipe.
Last modified: 21 May, 2021
Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit
Rruga Papa Gjon Pali II, 1005, Tiranë, Shqipëri
+355 (0) 68 242 1028