Lufta, thotë ai, ka shumë numra në arsenalin e saj:
dy kushërinj – një thes me eshtra,
një mijë e treqind e nëntëdhjetë e pesë ditë rrethim qyteti,
tri pako me ndihma humanitare: gjalpë, kanaçe, qumësht pluhur, tre copë sapunë.
Katër veta vijnë për ty, secili me një pushkë mbi supe.
Tregojnë listën, ju shoqërojnë me eskortë të armatosur
nëpër qytetin e errtë…
Katerina Kalytko
Përktheu:Fari Lacka
Vargjet e poetëve të njohur ukrainas bën bashkë figura të politikës dhe kulturës, në Mbremjen “Lexojmë për Ukrainën”, në hapësirat e ambasadës së Ukrainës në Tiranë.
Kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla, Ministrja e Shtetit Elisa Spiropali, Poeti Laureat Rudolf Marku, poeti Preç Zgaj, shkrimtarët Ylljet Aliçka, Vera Bekteshi dhe Alma Jaku lexuan pjesë nga letërsia e madhe e këtij populli që po lufton për liri.