Çmimi “Libri i Karantinës”|

Bashkë me botues, autorë, përkthyes, lexues, në praninë e ministres së Kulturës, znj. Elva Margariti, nënkryetares së bashkisë, znj. Keti Luarasi, çelëm sot “Tetorin e Librit”, një muaj ndërgjegjësimi mbi rëndësinë që ka libri për një shoqëri e një kohë më të mirë.

Motoja e këtij tetori është “Libri afron botën”. Në fakt, fjalët gjithnjë na kanë lidhur me botën, duke bërë që përmes shkrimeve, kulturat të kenë një komunikim të përhershëm me njëra-tjetrën, komunikim që te ne ka luajtur një rol të rëndësishëm në emancipimin e shoqërisë sonë, sidomos diktaturës. Përkthimet e kryeveprave të letërsisë botërore, dhe pse të censuruara, arritën të shpërndanin forcën e madhe të dijes e kulturës në shoqërinë shqiptare, duke e ndriçuar atë. Por cili është roli i fjalëve sot, i kulturës, në një botë që, gjithnjë e më tepër, është përballë presioneve të kohës.

Lufta në Ukrainë, dominimi i teknologjisë, pandemia, e kanë futur rrjedhën njerëzore në një tjetër qasje, ku nevoja për t’u mbështetur te dija, leximi, është një nevojë thelbësore për të ruajtur një ekuilibër të një bote që ecën përmes vlerash. Një nga pyetjet që do t’u japim përgjigje përmes aktiviteteve që do të shoqërojnë këtë “Tetor Libri”, do të jetë pikërisht se: Cili duhet të jetë roli i librit, i shkrimtarit sot? Lexuesi do të vijojë të jetë kryefjala jonë. Përgjatë gjithë vitit 2022, Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit ka vijuar fushatën e saj të leximit në çdo hapësirë të Shqipërisë, jo vetëm përmes aktiviteteve, por dhe përmes takimeve me botues, autorë, përkthyes, librarë, ekspertë të arsimit, për të konfiguruar të gjitha problematikat dhe diskutuar mbi mënyrën sesi mund të përshfaqen ato në ndryshime ligjore, që do të bënin të mundur më shumë libra në bibliotekat tona, më shumë letërsi e autorë shqiptarë dhe një përdorim më të pastër të gjuhës shqipe.

Falë të premtes së leximeve dhe kësaj fushate, tashmë mund të numërojmë më shumë se 50 klube leximi të hapura në të gjithë Shqipërinë. Por leximi dhe politikat në shërbim të tij vijojnë të mbeten një sfidë ku ne jemi angazhuar nën mbështetjen e plotë të ministres së Kulturës, znj. Elva Margariti. Librarët dhe rrjeti i librarive, një komponent shumë i rëndësishëm, që lidh botuesin, autorin dhe lexuesin, do të jetë sërish në fokus të këtij tetori, përmes një tryeze, ku do të bëhen bashkë përfaqësues të rrjetit të librarive në vend. Libraritë e Tiranës dhe të gjithë Shqipërisë duhet të jenë vende që gumëzhijnë nga lexuesit dhe kjo mbetet sfida jonë më e madhe.

Kjo sfidë përfshin autorin shqiptar, letërsinë shqipe, e cila është pasuruar në këto 30 vite me vepra të autorëve nga të gjitha brezat. Është vërtet një kënaqësi, kur shohim emra të rinj shkrimtarësh shqiptarë mbi kopertinat e librave. Më shumë duhet të bëjmë të gjithë së bashku, botues, kritikë letrarë, studiues, por edhe lexues, që letërsia jonë të përhapet sa më shumë e të bëhet sa më e njohur brenda dhe jashtë vendit. Pa dyshim që “Tetorit të Librit” nuk mund t’i mungojë mirënjohja jonë e vazhdueshme ndaj gjithë atyre që kanë kontribuuar në përsosjen e gjuhës e letërsisë shqipe. Ky muaj përkon me ditëlindjen e tre poetëve të rëndësishëm të letërsisë sonë kombëtare: Migjeni, Dritëro Agollit dhe Gjergj Fishtës.

Çdo tetor ne ndalemi për të nderuar kontributin e tyre, por dhe për të krijuar një lidhje të re e të përhershme mes vargjeve të këtyre poetëve, që përfaqësojnë tri periudha të ndryshme të historisë sonë letrare dhe lexuesve të rinj. Lexuesi do të vijojë të jetë kryefjala jonë. Përgjatë gjithë vitit 2022, Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit ka vijuar fushatën e saj të leximit në çdo hapësirë të Shqipërisë, jo vetëm përmes aktiviteteve, por dhe përmes takimeve me botues, autorë, përkthyes, librarë, ekspertë të arsimit, për të konfiguruar të gjitha problematikat dhe diskutuar mbi mënyrën sesi mund të përshfaqen ato në ndryshime ligjore, që do të bënin të mundur më shumë libra në bibliotekat tona, më shumë letërsi e autorë shqiptarë dhe një përdorim më të pastër të gjuhës shqipe.

Comments are closed.

Close Search Window