Juria e Çmimit “Lumo Skëndo” u mblodh sot në mjediset e Qendrës Kombëtare të Librit dhe Leximit për vijimin e procesit të përzgjedhjes së veprës më të mirë në fushën e Publicistikës/Studimit/Esesë për vitin 2021, në përkujtim të figurës së rëndësishme të Mid’hat Frashërit dhe kontributit të tij të çmuar në publicistikë, studime dhe bibliofili.
Juria, e përbërë nga Piro Misha, Drejtor i BKSH-së, Dorian Koçi, Drejtor i MK-së, Uran Butka, drejtor i Institutit “Lumo Skëndo”, Belina Budini, studiuese dhe Dhurata Shehri, studiuese, zgjodhën në këtë mbledhje kryetarin e kësaj jurie, zotin Uran Butka, si dhe u njohën në vazhdimësi me disa prej titujve të bërë pjesë e këtij procesi.
Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit fton shtëpitë botuese të dërgojnë listën e botimeve të tyre për vitin 2021, që janë pjesë e fushave të sipërpërmendura. Ky çmim do të shpallet më 25 mars të vitit 2022, në datëlindjen e Mid’hat Frashërit.