Aktivitete, Të rejat|

Bashkë me shkrimtarin Gaqo Bushaka ndamë sot Çertifikatat e Vlerësimit për nxënësit më të mire; që u bënë pjesë e projektit: “Lexo, eksploro, reflekto për diskriminimin dhe bullizmin, përmes letërsisë!”, nga Botimet Dituria,nën mbështetjen e Creative Europe dhe Qendrës Kombëtare të Librit dhe Leximit.
“Lexo, eksploro, reflekto…” ishte edhe një risi, një thirrje për nxënësit e shkollave të mesme, që të bëheshin ata propaganduesit e librave, një garë për të qenë Booktuberi me i mirë i vitit 2021.
Promovimi i këtyre videoblogerëve letrarë është njëherësh një nxitje e leximit dhe i krijimtarisë artistike, duke zhvilluar aftësinë e tyre për të kuptuar e sintetizuar mendimin kritik dhe për të nxitur aftësitë e tyre digjitale, përmes përdorimit të teknologjisë së informacionit. Ndër disa aktivitetet e planifikuara në kuadër të këtij projekti, ishte edhe organizimi i recensioneve dhe i një konkursi: të rinjtë recensojnë dhe promovojnë libra dhe diskutojnë rreth tyre përmes një mënyre të re teknologjike, përmes videove Youtubers.
Si pjesë e këtij konkursi u prezantuan dhe u diskutuan 6 libra të përzgjedhur që më parë në një auditor që i kalonte 300 nxënës, ndërsa në konkurs morën pjesë rreth 50 nxënës, nga 6 shkolla të 4 rretheve të Shqipërisë, përkatësisht nga gjimnazet:
“Ismail Qemali”, “Partizani”, instituti “Willson” (Tiranë); “Kostandin Kristoforidhi” (Elbasan); “Ali Demi” (Vlorë) dhe “Hydajet Lezha” (Lezhë).
Një punë serioze dhe e bërë me përkushtim nga nxënësit, nën drejtimin e mësueseve të tyre të letërsisë, ndër të cilat veçojmë: Teuta Berishaj, Luiza Mustafaraj, Jenla Godole, Adriatike Xh Deda, Entela Kazazi, Lindita Isufaj, Yllka Çulo, Erolinda Prenga etj.
Videot u shqyrtuan nga një juri e përbërë nga njerëz në kontakt me botën e letërsisë dhe të teknologjisë, për të përzgjedhur mes tyre tre më të arrirat.
Sfida e leximit është një sfidë që na bashkon të gjithëve.

Comments are closed.

Close Search Window