Me përfaqësuesit e shtëpive botuese “Mediaprint”, “Toena”, “Uegen”, “Fan Noli”, u diskutua për projektet që do të paraprijnë vitin 2022 në sfidat kundrejt letërsisë shqipe dhe botës së editorisë në Shqipëri.
Ndër projektet që QKLL-ja do të ketë në vazhdimësi të politikave të saj janë fondet mbështetëse për letërsinë bashkëkohore shqipe, përkthyesit dhe ilustruesit, puna në vazhdimësi për sa i përket përmirësimit të Ligjit të Librit dhe Statusit të Përkthyesit, politikat për nxitjen e leximit në shkallë kombëtare dhe të rijetëzimit të bibliotekave të qytetit, përfaqësimit të letërsisë shqipe në Panairin e Lajpcigut dhe në të tjera panaire të rëndësishme ndërkombëtare si ai i Frankfurtit 2022.