Aktivitete, Të rejat|

Në mjediset e Librarisë Adrion, Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit vazhdon fushatën e leximit #ShqipëriaLexon #LexoMeMua, duke u bërë bashkë në kujtim të Musine Kokalarit dhe Azem Shkrelit në datën e tyre të lindjes, ku lexuan pjesë të krijimtarisë së tyre në prozë dhe poezi njerëz të letrave shqipe si Persida Asllani, Mimoza Ahmeti, Loer Kume, si dhe me pjesëmarrjen e shkrimtarëve e të lexuesve. Simbolika e librarisë si bartëse dhe përcjellëse e librit është ajo që do të na ndjekë përgjatë kësaj maratone leximesh në Tiranë dhe përgjatë qyteteve të tjera të Shqipërisë.

Comments are closed.

Close Search Window