Poetja Luljeta Lleshanaku është Poetja Laureate e Shqipërisë 2023-2025.
Komisioni përzgjedhës e vlerësoi me motivacionin:
“Poeti Laureat” i jepet poetes shqiptare Luljeta Lleshanakut, me motivacionin “Për vargun e saj modern, larg metaforës së automatizuar duke e ndërtuar me ritëm e krahasim domethënien e frazës poetike, si dhe për krijimin e një brezi të ri poetësh. Luljeta Lleshanaku përfaqëson çka është postmoderne në poezinë shqipe, duke i kthyer kësaj të fundit bashkëkohësinë me poezinë botërore”.