Një atmosferë e bukur dje në stendën e Shqipërisë në Salone Internazionale del Libro , gjatë takimit “Letra nga Diaspora – Gjuhë në Pasqyrë” , me praninë e Ministres së Arsimit Evis Kushi; Kryetarit të Bashkisë së Torinos Stefano Lo Russo , mësues të gjuhës shqipe në diasporë, organizuar nga Qendra e Botimeve për Diasporën.
Mirënjohje të gjithë mësuesve të gjuhës shqipe në diasporë, që me shumë pasion, krenari e dashuri ndihmojnë në ruajtjen e gjuhës, kulturës e traditave shqiptare tek fëmijët shqiptarë kudo ku ata jetojnë.