Profesoresha e Beijing Foreing Studiues University, znj. Rui Y, mbajti ligjëratën “Shpirti feminist në romanin ‘Endërr në pallatin e kuq'”, të autorit të njohurk kinez Cao Xueqin, i cili ka ardhur në gjuhën shqipe nën përkthimin e Diana Çulit, botimet “Dituria”, në kuadër të takimeve “Gratë në Letërsinë Botërore”, organizuar nga QKLL, në bashkëpunim me Ambasadën e Kinës në Tiranë.
Nisur nga karakteret dhe ngjarjet e këtij romani, ajo solli një vështrim mbi rrugëtimin e feminizmit në skenën letrare kineze dhe rolit që letërsia ka pasur në emancipimin e shoqërisë njerëzore.
Një kujtesë për feministet si Eileen Chang, Lu Yin, Shi Pingmei, Ding Ling, deri te letërsia e autoreve moderne të kësaj letërsie, erdhi përmes një diskutimi me panelistë të ftuar.