Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit mirëpriti në hapësirën e saj shkrimtaren austriake Laura Freudenthaler, një një workshop me studentë gjermanisht-folës mbi procesin krijues dhe letërsinë.
Nëpërmjet këtij takimi ajo rrëfeu çfarë përfaqëson shkrimi tek ajo, cilat mendon se janë temat e shkrimit dhe sa i është qasur letërsia globalizimit dhe çfarë është e rëndësishme të rrëfehet. Gjithashtu, ajo lexoi pjesë nga romani i saj “Histori shpirtrash” të përkthyer në gjuhën shqipe nga përkthyesja Irena Nasi e pranishme me autoren, duke u ndalur te fabula e kësaj historie dhe duke mirëpritur këndvështrimet e pjesëmarrësve mbi pjesën.