Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit, në kuadër të aktiviteteve letrare përgjatë Tetorit të Librit, do të organizojë “Shkrimtaria krijuese”, një workshop i ndarë në dy seksione pranë mjediseve të QKLL-së, të udhëhequra nga një shkrimtar profesionist për të mësuar dhe diskutuar teknikat e shkrimit letrar me të rinj që kanë pasion shkrimin.
Dy seksionet do të mbahen përkatësisht në dy të premtet e fundit të muajit, më datat 21 dhe 28 tetor 2022, ora 17:00.
Të gjithë ata që dëshirojnë të jenë pjesë e një përvoje të tillë, mund të aplikojnë në adresën e QKLL-së [email protected] deri më datë 7 tetor 2022, duke paraqitur një CV si dhe një letër-kërkesë ku të shprehni arsyet e pjesëmarrjes suaj.