Aktivitete, Të rejat|

Në 5-vjetorin e ndarjes nga jeta, përkthyesi Afrim Koçi u kujtua përmes një aktiviteti në hapësirat e Qendrës Kombëtare të Librit dhe Leximit. Pirro Misha, drejtor i Bibliotekës Kombëtare të Shqipërisë, prof. Xhovalin Shkurtaj, Përkthyeset Diana Kastrati, Elda Gjana, botuesi Mehmet Gëxhilli, mbesa e tij Fabiola Laco, etj, e risollën figurën e Koçit, përmes kujtimeve që ka lënë pas.
I njohur për përkthimin e kryeveprës së nobelistit Thomas Man në gjuhën shqipe “Mali Magjik”, Koçi, mes tjerash, përktheu: «Novela amerikane të shekullit XIX» (1973); «Kthimi» (1976) i Jan Myrdal; «Kufiri i hijes» (1976) i Joseph Conrad; «Drama» (1978) i Henrik Ibsen, «Farefisi» (1980) i Zsigmond Móricz; «Nën rrotë» (1980) i Hermann Hesse; «Drama» (1981) i Maksim Gorki; «Reportazhet e Topgungaçit» (1984) i Robert Escarpit; «Kronikë e kohës së Karlit IX» (1989) i Prosper Mérimée; «Ora e gjermanishtes» (1989) i Siegfried Lenz; «Jashtë derës» (1989) i Ëolfgang Borchert, «Iluminacione» (1998) të Ëalter Benjamin; «Abrahami nuk ka faj» (1998) të Ephraim Kishon; «Anestezi lokale» (2000) të Günter Grass; «Legjenda e pianistit: një monolog» (2003) i shkrimtarit italian Alessandro Baricco; «Qëndresë dhe bashkëpunim në Shqipëri:1939-1944” (2006) i Hubert Neuëirth; antologjinë «Tregimtarë të gjuhës gjermane pas viteve ’45» (2007); «Epshi» ( 2007) i nobelistes Elfriede Jelinek; «Macja dhe miu» (2008) i Günter Grass; «Mali magjik» (2009) i Thomas Mann; «Kasandra» (2012) i Christa Ëolf; «Koha e ngrirë» (2014) i autores Anna Kim; «Portret grupi me një zonjë» (2015) i Heinrich Böll; «Haxhi Murati»(2016) i Lev N. Tolstoj; «Në gjurmët e një përralle» (2016) i Jan-Philipp Sendker etj.
Ndër përkthimet nga lëmi i albanologjisë dhe historisë kujtojmë :«Studime shqiptare» të Johann Georg von Hahn; «Shqiptarët nga Mesjeta deri në ditët tona» (2008) i Peter Bartl; «Mehmet pushtuesi: botësulmuesi në kapërcyell kohe» (2005) , «Kujtime» (2001), Eqrem Bej Vlora, «Ndihmesë për historinë e sundimit turk në Shqipëri: skicë historike» (2010) si dhe «Nga Berati në Tomor dhe kthim: ditar» (2003), etj.

Comments are closed.

Close Search Window