Aktivitete, Të rejat|

 

 

 

 

Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit, në bashkëpunim me Universitetin e Tiranës, organizoi me rastin e 85-vjetorit të lindjes së shkrimtarit të madh Ismail Kadare, aktivitetin me temë “Kadare në Letrat Botërore”.

Pjesëmarrës në aktivitet ishin Ministrja e Kulturës, Znj. Elva Margariti, Rektori i UT Prof. Dr. Artan Hoxha, Botuesi i veprës së Kadaresë, Z. Bujar Hudhri, Drejtoresha e QKLL Alda Bardhyli, Akademik Vasil Tole, Drejtori i Muzeut Historik Kombëtar Dr. Dorian Koçi dhe shkrimtarët Diana Çuli, Besnik Mustafaj dhe Preç Zogaj.

 

 

 

 

Gjatë këtij aktiviteti referuan kumtesat e tyre Prof. Dr. Matteo Mandalà, Prof. Asoc. Kristaq Jorgo, Prof. Dr. Mimoza Kore, Prof. Asoc. Lili Sula, Prof. Asoc. Viola Isufaj, Dr. Jorina Kryeziu Shkreta, Dr. Elsa Skënderi Rakipllari, Dr. Edlira Birko dhe Dr. Irena Myzeqari.

Comments are closed.

Close Search Window