Fjalët kanë qenë gjithnjë një fill i shndritshëm që kanë lidhur fort së brendshmi fqinjët në rajonin tonë, shpesh përballë trazimeve historike. Sot, përballë presioneve të reja të kohës, jo vetëm Ballkani, por bota ka më shumë nevojë për fjalët.
“Tirana Gate”, Festivali Ndërkombëtar i të Rinjve, hapi siparin sot në hapësirat e Muzeut Historik Kombëtar, duke bërë bashkë shkrimtarë nga vende të ndryshme të rajonit. Përgjatë tri ditëve, letërsia rajonale do të flasë përmes emrave më përfaqësues të saj.
Ju ftojmë ta ndiqni edicionin e dytë të këtij Festivali, i organizuar nga Instituti i Librit dhe i Promocionit!