“Gjermanishtja është një gjuhë shumëngjyrëshe!”, quhet ekspozita me 300 libra nga letërsia gjermane, e hapur më 4 tetor në Qendrën Kombëtare të Librit dhe Leximit, nga Panairi i Librit të Frankfurtit, me praninë e Presidentit të këtij panairi Z. Juergen Boss, ambasadorit gjerman në Tiranë Z. Bergner, shkrimtarit Robert Menasse dhe njerëzve të letrave.
Krijimi i partneriteteve për të krijuar më shumë hapësira për librin shqip dhe autorët shqiptarë është në fokus të punës së Qendrës Kombëtare të Librit dhe Leximit.
Z. Boss në fjalën e tij foli mbi mundësinë e prezantimit të librit shqip në Panairin e Librit të Frankfurtit vitin që vjen me një stendë kombëtare.