Aktivitete, Të rejat|

Panairi i 24-t i Librit Shqip, u rikthye sot në hapësirat e Pallatit të Kongreseve pas një mungese për shkak të pandemisë. Nën mbështetjen e Qendrës Kombëtare të Librit dhe Leximit, e Ministrisë së Kulturës, kjo festë e librit ka çel siparin për gjithë lexuesit.
Ne ceremoninë e hapjes së Panairit ishte e pranishme dhe zv/ Ministrja e Kulturës znj.Meri Kumbe dhe përfaqësues të trupit diplomatik në Tiranë.
“Leximi mbetet një sfidë që na bashkon, jo vetëm ne si institucione por dhe ju si botues. Eshtë sfida për të shkuar tek edukimi dhe tek një shoqëri e Shqipëri më e mirë nesër”, u shpreh drejtoresha e QKLL-së Alda Bardhyli.
Ju ftojmë ta vizitoni!

Comments are closed.

Close Search Window