“Fuqizimi i gruas nëpërmjet inovacionit dhe teknologjisë”, ishte në fokus të Forumit VI, organizuar nga Forumi i Grave Frankofone – Universiteti i Tiranës, Universiteti i Vlorës, Universiteti i Shkodrës, Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit dhe Agjencia Universitare e Frankofonisë.
Përparimet në teknologjitë digjitale ofrojnë mundësi të jashtëzakonshme për një zhvillimin ekonomik të qëndrueshëm.
Pjesëmarrja e grave dhe grupeve të tjera të margjinalizuara në sektorin e teknologjisë rezulton një zgjidhje më kreative dhe ofron potencial më të madh për inovacione që plotësojnë nevojat e grave, promovojnë barazinë gjinore si edhe rrisin mirëqenien e shoqërisë.
Për fuqizimin e grave është e rëndësishme të forcohen aftësitë digjitale dhe aksesi i tyre në teknologji. Prandaj, nevoja për teknologji gjithëpërfshirëse dhe transformuese dhe edukim digjital është thelbësor për një të ardhme më të mirë shoqërore.
Ky forum synon të promovojë kontributin e grave që punojnë për zhvillimin e teknologjive transformuese dhe edukimin digjital. Takimi për ditën ndërkombëtare të gruas do të theksojë gjithashtu nevojën për të mbrojtur të drejtat e grave dhe vajzave në hapësirat digjitale dhe për të trajtuar dhunën me bazë gjinore në internet lehtësisht e favorizuar nga teknologjitë e informacionit dhe të komunikimit.
Në fjalën e tyre, gra të njohura për kontributet në edukim, biznes, shoqëri civile, u fokusuan në praktikat më të mira të zhvillimit profesional përmes teknologjisë së informacionit dhe inovacionit profesional e universitar në epokën digjitale.
rektori i Universitetit të Vlorës, prof. Roland Zisi.